Demhasaj: S’ka qenë aspak e vështirë të vendos për Kosovën

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj ka thënë se nuk e ka pasur aspak të vështirë të vendos për të zgjedhur fanellën e Kosovës.

Sulmuesi i Luzernit është ftuar për herë të parë te Kosova për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, atë ndaj Maltës në udhëtim dhe Azerbajxhanit në ‘Fadil Vokrri’.

Pas stërvitjes së parë me Kosovën, Demhasaj para medieve ka thënë se ka zgjedhur me zemër vendin e tij, duke hequr dorë nga ekipi i Zvicrës.

“Nuk ka qenë aspak e vështirë për mua për të vendosur për të luajtur për Kosovën”, ka thënë sulmueis 22 vjeçar, përcjell ‘lajmi.net’.

I pyetur nëse do të debutojë për Kosovën, Demhasaj është treguar shumë profesionist, duke thënë se të rëndësishme janë pikët në këto dy ndeshje, dhe jo se kush do të luajë.

“Në fund vendos trajneri, unë jam i gëzuar që jam këtu. Më së miri është t’i marrim këto gjashtë pikë, s’ka rëndësi kush luan”, ka shtuar ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme