Demokracia Studentore: Sistemi arsimor në krizë

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 13:25 | Nga

Organizata Studentore ”Demokracia Studentore” përmes një komunikate për media ka reaguar për gjendjen e arsimit në Kosovë të cilën siç thonë në këtë organizatë e ka degraduar Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami

“Natyrisht, si në çdo vend, edhe në Kosovë përgjegjësinë kryesore për t`i zgjidhur problemet me të cilat shoqërohet arsimi , e ka Ministria e Arsimit. Të gjithë ne e dimë që sistemi arsimor në Kosovë është në krizë të thellë, por çështja është se si të dalim nga kjo krizë. Pse pikërisht ky vit i shpallur nga ministria e arsimit si vit i cilësisë po dëshmon të kundërtën, ashtu si vitet tjera?”

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore thote tha se defektet kryesore janë tek Ministria e Arsimit dhe strukturat e saj, duhet të ndryshojë qasjen që ka në udhëheqjen e sistemit arsimor.

“Për t`i zgjidhur problemet që sa vijnë e rëndohen në sistemin arsimor nuk mjafton vetëm të analizohet dhe proklamohet, por edhe të veprohet konkretisht dhe te mirret prokuroria me inspektorët e korruptuar. Edhe ministria jonë si shumica e ministrive të shteteve të tjera evropiane ka pranuar reformat në sistemin arsimor, por ky sistem te ne reformimi si duket ka mbetur vetëm në letër”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme