Demolli uron ushtaraket e FSK-së për 8 Mars

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 15:51 | Nga

Ministri i FSK-së, Haki Demolli me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka uruar gratë ushtarake të FSK-së dhe shërbyese civile që punojnë në ministrinë që ai e drejton

Demolli me këtë rast, ka përshëndetur dhe përgëzuar të gjitha gratë që shërbejnë në Ministrisë dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për angazhimin e tyre, punën profesionale, sukseset dhe arriturat në kuadër të Ministrisë si dhe të FSK-së.

“Në emër të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, unë kisha dashtë t’ju përshëndes juve zonja dhe zonjusha të Ministrisë dhe FSK-së, dhe njëherë në emër të FSK-së, t’ju uroj juve 8 marsin me dëshirën që të keni shëndet të mirë, lumturi, harmoni dhe suksese si në jetën private dhe atë zyrtare. Ne kemi përgatitë nga një lule për ju, për 8 marsin, por unë si ministër ju premtoi se do ta keni mbështetjen time dhe stafit tim, për përkrahjen në realizimin e detyrave dhe projekteve në punë, sepse gruaja kosovare është shumë e rëndësishme për institucionet tona dhe ato kosovare në përgjithësi”, tha ai.

Festën e 8 Marsit, grave që shërbejnë dhe punojnë në Ministri dhe FSK-së, ua uroi edhe zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral brigade Zymer Halimi, sekretari Shkëlzen Sylaj dhe zëvendës komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme