Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, po marrin pjesë në Panairin e Tretë të Mbrojtjes ,”High Tech Port” të organızuar nga Asociacioni i Pavarur i Industrialistëve dhe Biznesmenëve (Independent Industrialists and Businessmen’s Association) MÜSIAD në Stamboll.
Gjatë vizitës, ministri Demolli u takua me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë Fikri Isık me të cilin biseduan për bashkëpunimin në mes dy ministrive sipas marrëveshjes dypalëshe si dhe për planet për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Ai, po ashtu pati rastin që të takohet me ministrin për Ekonomi të Turqisë Nıhat Zeybekcı, si dhe me delegacione ushtarakësh të lartë nga shtetet partnere si dhe shtetet tjera pjesëmarrëse në këtë panair.
Demolli dhe delegacioni i MFSK-së/FSK-së vizituan ambientet e panairit si dhe panë nga afër ekspozimet e kompanive që merren me prodhime nga lëmi i industrisë ushtarake në Republikën e Turqisë.