Dëmtohen varrezat e hebrenjve në Francë

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Janë dëmtuar rëndë rreth 80 varreza të hebrenjve në Francë.

Lajmi për dëmtimin e tyre u bë i ditur të martën, në prag të marshimeve mbarëkombëtare kundër rritjes së sulmeve anti-semite.

Ngjarja ndodhi në varrezat e fshatit Quatzenheim, në natën ndërmjet të hënës dhe të martës.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vizitoi varrezat për të inspektuar dëmin, para se t’i drejtohej memorialit të holokaustit në Paris.

Të dhënat zyrtare tregojnë një rritje me 74 për qind të sulmeve antisemite në Francë, gjatë vitit të kaluar.

Image result for Damn the Jewish cemetery in France
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme