Dëmtohet buxheti i Kamenicës shkaku i keqmenaxhimit të pronave publike

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 11:09 | Nga

Zyra e Auditorit Kombëtar publikon raportin financiar për vitin 2017 për Komunën e Kamenicës.

Ajo ka vënë në dukje se në këtë komunë janë shënuar dobësi në menaxhimin e pagesave, gjë që dhe ka rënie të arkëtimit të të hyrave komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Raporti për 2017 flet edhe për shkelje ligjore, të cilat janë kryer nga ish-qeverisja komunale e kryetarit Begzad Sinani siç është mosshpallja e ankandit për shfrytëzimin e pronave komunale, duke bërë që ato të mos faturoheshin dhe kështu të mos kishte as vjelje të të hyrave komunale.

“Sipas Ligjit 04L/144, neni 5, dhënia e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim bëhet përmes një konkursi të hapur publik në formë të ankandit. Komuna nuk kishte bërë shpallje publike për dhënien në shfrytëzim të kioskave, apo pronave të tjera publike gjatë vitit 2017.

Rrjedhimisht, si pasojë e mosligjshmërisë së shfrytëzimit të këtyre pronave, Komuna nuk kishte faturuar ato, duke mos realizuar të hyrat e mundshme nga shfrytëzimi i këtyre pronave. Mosaplikimi i masave për dhënien në shfrytëzim të ligjshëm të këtyre pronave, ka ndikuar në nënvlerësimin e arkëtimeve nga shfrytëzimi i hapësirave publike”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme