Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas dëmtimit që i është bërë ndriçimit në disa shtylla tek Shtigjet e Ecjes në Suharekë, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se personat e pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike.
Muharremaj i ka bërë apel policisë që të patrullohet më shumë në atë zonë.
Postimi i plotë:
Ndriçimi është dëmtuar rëndë në disa shtylla tek Shtigjet e Ecjes në Suharekë.
Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike, dhe hapësirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre.
Apeloj tek organet kompetente sidomos tek Policia, që të patrullohet më shumë tek kjo zonë që ta ruajmë ambientin tonë.