Ahmeti: Fillimi i dhjetorit gjen Prishtinën me ndriçim

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 12:55 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kur do të stoliset kryeqyteti për festat e fundvitit.

Në pyetjen e Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online se kur do të fillojë stolisja e qytetit, Ahmeti ka theksuar se kontrata është nënshkruar me 19 nëntor dhe se kanë mbetur dy javë për të filluar ndriçimi i kryeqytetit.

“Kontrata nënshkruhet më 19 nëntor dhe pastaj na duhet diku dy javë për të filluar ndriçimin. Kështu që me ditët e para të dhjetorit do të jetë gjithçka gati për që Prishtina të jetë e ndriçuar”, ka shtuar Ahmeti, i cili gjithashtu u krenua duke thënë se vitin e kaluar Prishtina ka marrë lëvdata për mënyrën e ndriçimit të kryeqytetit për festat e fundvitit.

Këto komente ai i ka bërë pas hapjes e tregut dimëror në Prishtinë.

Të ngjashme