Sfida e sotme ndërmjet Napolit dhe Parmës është shtyrë për gjysmë ore, për shkak të dëmtimit në çatinë e stadiumit San Paolo.
Takimi ishte parë të niste në ora 18:00, kurse është shtyrë për në ora 18:30, transmeton Koha.net.
Stuhitë e mëdha dhe erërat e forta gjatë natës kishin zhvendosur disa mbulesa të çatisë dhe copat ishin gjetur në fushë.
Autoritetet lokale gjatë tërë ditës kanë punuar për të stabilizuar strukturën dhe kanë kontrolluar nëse mund të dëmtohet sërish çatia apo jo.
Kjo është një ndeshje e veçantë për Napolin, pasi do të jetë debutimi i trajnerit Gennaro Gattuso, i cili ka zëvendësuar Carlo Ancelottin e shkarkuar.