Dëmtohet ura në rrugën Prishtinë – Gjilan, Durmishi kërkon kujdes nga shoferët

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është dëmtuar ura në rrugën Prishtinë – Gjilan, konkretisht te liqeni i Badocit.

Sipas një njoftimi në medie, ekipet janë duke u munduar ta sanojnë këtë dëmtim, ndërsa ka apeluar që qytetarët të kenë kujdes gjatë frekuentimit të kësaj rruge.

“Në rrugën Prishtinë – Gjilan është dëmtuar ura te liqeni i badovcit. Ekipet janë duke u munduar që ta sanojnë sa më shpejtë që është e mundur. Ju lutemi të gjithëve që e frekuentojnë këtë rrugë të lëvizin me kujdes të shtuar”, ka shkruar ai.

Të ngjashme