Dënimet me kusht për Lekaj e Bashotën, Miftaraj: Gjykatat s’patën guxim dhe kurajo te shpallin dënime me burgim efektiv

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se gjykatat s’patën kurajo të vendosin dënime me burg efektiv për Pal Lekaj e Sokol Bashotën.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kodi penal, Kodi i Procedurës Penale, udhëzuesi i Gjykatës Supreme lidhur me politiken ndëshkimore ne Kosove, nuk respektohen dhe zbatohen nga ana e gjykatësve ne rastet e profilit te larte.

Pal Lekaj nga AAK e Sokolo Bashota nga PDK-ja, janë dënuar me kusht për keqperdorim të detyres zyrtare.

Postimi i plotë i Miftaraj:

Sot gjykatat themelore dënuan dy zyrtare te larte publik për vepra penale korruptive, njeri nga PDK dhe tjetri nga AAK.

Ne te dy rastet, gjykatat shqiptuan dënime me kusht. Gjykatat nuk patën guxim dhe kurajo te shpallin dënime me burgim efektiv. 

Kodi penal, Kodi i Procedures Penale, udhezuesi i Gjykates Supreme lidhur me politiken ndeshkimore ne Kosove, nuk respektohen dhe zbatohen nga ana e gjykatesve ne rastet e profilit te larte.

Sidoqofte, pozitive nga keto raste eshte fakti se ne asnjeren seance gjykatesit nuk iu kerkuan falje personave te denuar, se paku jo publikisht.

P.S. Perkunder vendimit te Gjykates Kushtetuese Pal Lekaj nese ka marr vota te mjaftueshme ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, mund dhe do te certifikohet deputet i Kuvendit te Kosoves.

Paradoksi i Gjykates Kushtetuese apo jo?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme