Një prift katolik që kishte abuzuar me djem në një shkollë në Londër në vitet e ’70-ta dhe ’80-ta, është dënuar me burgim prej 18 vjetësh.
Laurence Soper, 74 vjeç, kishte ikur në Kosovë me 182,000 funte nga banka e Vatikanit në tentim që t’i shmangej ndjekjes penale për abuzimet që kishte bërë me djem në shkollën e pavarur St Benedict, në Ealing, ku edhe ligjëronte, raporton “Kaplanherald”.
Ai u ekstradua për t’u përballur me 19 akuza për sulme të pahijshme dhe serioze seksuale ndaj 10 ish nxënësve.
Soper është burri i katërt që dënohet për ngacmime seksuale ndaj fëmijëve në shkollën në fjalë.
Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatës Anthony Bate tha se veprimi i Soperit ishte “shkelja më e tmerrshme e besimit” dhe ai “ka përmbysur rregullat e rendit benediktian dhe të mësimeve të Kishës Katolike”.
Ai tha se jeta e ish-abatit dhe drejtorit tani do të “mbesin nën hije nga katalogu i dëshmuar i abuzuesve të turpshëm”