Dënohet me burg berberi që e qethi 10-vjeçarin dhunshëm

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 11:30 | Nga

Abdulrahim Omar nga Luton i Anglisë, që ia qethi një fëmijës flokët dhunshëm derisa të pranishmit qeshnin, është dënuar me tetë muaj burg.

Berberi 21-vjeçar ia preu flokët si dënim, sepse kishte luajtur me zhiletin elektrik.

Fëmija dhjetëvjeçar me ‘lëndime fizike dhe psikike’ telefonoi policinë, është thënë në raportin e gjykatës.

Gjykata në Luton e dënoi berberin me tetë muaj burg.

Me këtë rast, berberi është shpallur fajtor, për tejkalim të kompetencave dhe kanosje, ndërsa do të detyrohet të qëndrojë prapa grilave, pa të drejtë ankese.

Avokati i të dënuarit ka shprehur keqardhje, ndërsa kërkoi falje në emrin e të mbrojturit të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme