Dënohet ish-gjyqtari Roland Hysi

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Gjykata për Krimet e Rënda dënoi këtë të enjte me 4 vjet e 6 muaj burg ish-gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, i akuzuar për korrupsion, dënim i cili ulet në 3 vjet për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Hysit iu hoq gjithashtu e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Fierit u hetua nën masën e arrestit me burg që prej Janarit të këtij viti, pas publikimit të një videopërgjimi në emisionin “Stop” në Tv Klan, ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale një vajze, të cilës në këmbim do t’i jepte kujdestarinë e fëmijës./tvklan.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme