Departamenti i Gazetarisë në UP bëhet me studio televizive

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 11:08 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë është bërë me studio televizive. Kjo falë një donacioni të ambasadës së ShBA-së, raporton EkonomiaOnline.

Alban Zeneli nga Departamenti i Gazetarisë, tha se ky laborator që përmban montazhin dhe xhirimet, do të ndihmojë mjaftë shumë studentët e rinj.

“Jam shumë i lumtur që këtë hapje solemne po e bëjmë në kohën kur do të presim studentë të rinj. Në këtë laborator mundësohen montazha,xhirimet etj .Dua ta falënderoj Ambasadën Amerikane për ndihmën e vazhdueshme që ka bërë për Departamentin e Gazetarisë”

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Demaj, tha se do të mundohen që UP-në ta bëjnë ndër universitetet më të mira në rajon.

“Hapja e këtij  laboratori do ti ndihmojë shumë studentët tanë që te dalin të përgatitur ne tregun e punës. Falënderoj Ambasadën e ShBA-së që na  ka ndihmuar ne hapjen e këtij laboratori. Dhe do të mundohemi të gjithë së bashku që Universitetin e Prishtinës ta bëjmë një Universitet elitar dhe pse jo më të mirin në rajon”, tha ai

Raymond Welch, nga ambasada e ShBA-së, tha se mundësuan realizimin e një ëndrre të cdo studenti. Falënderoi UP-në për bashkëpunimin.

“Jam shumë krenar që ambasada Amerikane ka ofruar mbështetje  për këtë projekt. Disa kohë më parë ky laborator ishte vetëm si ide e dikujt , ndërsa sot u realizua kjo ëndërr dhe falënderoj të gjithë ata që ofruan një mundësi ku studentët mundë të përgatiten për të ardhmen. Ky laborator do t’i ndihmojë studentëve në zhvillimin e aftësive,ne zbatimin e programit të studentëve dhe në zhvillimin e teknologjive”, tha ai.

Të ngjashme