Depay mungon gjashtë muaj te Lyoni – raportohet se i ka këputur ligamentet e gjurit

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Memphis Depay do të mungojë për gjashtë muaj shkaku i lëndimit që pësoi në humbjen 1-0 të Lyonit ndaj Rennes.

Sulmuesi holandez i ka këputur ligamentet dhe sezoni tashmë për të thuhet se ka përfunduar para kohe.

Lyoni ende nuk ka lëshuar njoftim zyrtar rreth gjendjes së Depayt, por mediat në Francë raportojnë se lojtari ka këputur ligamentet e gjurit.

Ishte minuta e 46-të e takimit, atëherë kur holandezi u detyrua ta lëshonte fushën shkaku i dhimbjeve të mëdha.

Martin Terrier e zëvendësoi Depayn që me lot në sy u largua nga fusha.

Natyrisht se lëndimi i tij dhe mosprezenca te Lyoni do të jetë e ndjeshme, e që ai mund të rikthehet në fushë në fillim të sezonit të ri. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme