Depresioni i madh

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 23:16 | Nga Kimete Berisha

Këtyneherë ‘me nxjerr kerrin prej garazhe ka qenē vendim shumë i rëndë, veç për naj rast…’

Një natë përpara se me marr vendimin final për këtë çështje, rreh sofrës u hap problematika e nxjerrjes së kerrit nga garazha, me ç’rast janë shpalosur të gjjtha arsyet: Pse? Ku? Qysh? A hiç s’bën pa kerr, a?

Pasi janë shoshitur me kujdes të gjitha pasojat që sjell nxjerrja e kerrit nga garazha, atëherë është miratuar nga familja vendimi për nxjerrjen e përkohshme të kerrit nga garazha.

Hej, ‘e nxjerra kerrrin’, demek puna është shumë serioze.
(Vlen të theksohet fakti se atëherë ka pas kerr veç kush ka pas garazhë).

Edhe në dasma ftoheshin prej anë e katër anëve derisa gjendej dikush që ka kerr, me mbush me bulla e me shku m’i marr nusen.

S’ka lidhje që nuk e ke pasur t’familjes t’zotin e dasmës, kerri ka krijuar lidhje miqësore dhe gjithkund ta ka hapur derën.

Si rezultat i këtyre miqësive që ka krijuar kerri, janë krijuar edhe kujtime të bukura me rol kryesor – kerrin.

‘Kurrë nuk ja harroj filanit, m’ka pas ardh me kerr dasmor, pa më njoft,
veç hatri i një kushëriri tim, e kish pas n’klasë, rastësisht e ka zatet n’çarshi, u ra fjala për dasmën time qysh s’po mund t’i tuboj katër kerre,
e ai ish prekë me rastin tim…tha iu mbushën sytë lotë,
dhe, pa i ndërru dy fjalë, i kish pas thënë – vij unë, kismet prej Zotit.

Prej atëherë na ka mbet shoqnia e ngushtë.

P.S. Ky është Great Depression.
Por, kalon shpejt ky depresion, pikërisht pse është i MADH.

Të ngjashme