Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur indinjimin për arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Në si deputet nuk mund të pajtohemi me logjikën e arrestimit të deputetëve për shkak të fjalës së tyre edhe kur ajo është më e ashpër dhe më emocionale se sa që duhet”, thuhet në njoftimin për media.
“Konsiderojmë se deputetët e arrestuar nuk kanë bërë asnjë veprim konkret i cili mund të cilësohej kanosje ose rrezik të kujtdoqoftë dhe mbajtja në paraburgim e tyre kur ata nuk paraqesin rrezik për askënd, është shkelje e rëndë e dinjitetit dhe integritetit të deputetit”.
“Druajmë se arrestimi i deputetëve Demaliaj dhe Zeka mund të jetë i kalkuluar për motive politike dhe me qëllim të bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës”.
“Pamjet e prangosjes së deputetëve për fjalën e tyre mund të shihen vetëm në sisteme totalitare. Prandaj kërkojmë që deputetet që po mbahen në arrest të lirohen menjëherë dhe gjykata të ndjek procedurën e rregullt në raport me ta”.