Deputetët e VV-së mobilizohen vetëm për vota KUNDËR në çdo iniciativë që nuk vjen prej tyre

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 19:05 | Nga Dardan Molliqaj

E vërtetë që praktika e tërheqjes së parave nga trusti nuk është e duhur. Ajo është politikë problematike dhe mirë që nuk kaloi. Por kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën.

Këta mobilizohen vetëm për vota KUNDËR në çdo iniciativë që nuk vjen prej tyre.

Ata lanë mësuesit pa rroga, veç për me i luftu sindikatat.

Ata i kanë lënë veteranët e UÇK-sē pa fonde e pa proteza për invalidët. Sepse i konsiderojnë kundërshtarē.

Ata nuk po e tregojnë as koeficientin e pagave për 80.000 nëpunës publikë.

Ata e shtrenjtuan rrymën për qytetarët e jo për bizneset.

Këta e rrisin buxhetin e shtetit përmes inflacionit që po i gërryen familjet edhe ashtu të varfëra. E atë buxhet as nuk e shpenzojnë.

Këta pamundësojnë stazhin e punës për pensionistët të cilët u përjashtuan nga puna në vitet e 90′. Kështu lënë rreth 10.000 pensionistë me të ardhura më të ulëta sesa i meritojnë.

Këta nuk kanë zgjidhje. Këta duan të na disiplinojnë.

Të ngjashme