Deputetët e pranishëm në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës mbajtën një minutë heshtje për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit të vendit.
Këtë e ka kërkuar deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, i cili tha se Hilmi Haradinaj ishte një atdhetar që dha 2 djemtë për lirinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.