Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë votuar Projektligjin për Ratifikimin për hua mes Kosovës dhe Bankës për investime evropiane lidhur me autostradën Prishtinë-Pejë segmenti Kiev-Zahaq.
87 deputetë kanë votuar për, ndërsa abstenime ishin 3, raporton Ekonomia Online.
Me 92 vota për ka kaluar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa Kreative” për mbështetjen e sektorëve kulturorë dhe kreativë.