Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare nga ora 10:00.
Në rend dite është edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtuese.
Po ashtu në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Në Kuvend nesër do të ketë edhe debat parlamentar për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit.
Rendi i plotë i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.