Deputetët nga Lituania takohen me kolegët e tyre nga Kosova

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 15:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Perëndimor i Parlamentit të Republikës së Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, ka zhvilluar disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht ata janë takuar me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kurse do të zhvillojnë takim edhe me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Republikës se Kosovës.

Në takim deputetët nga Lituania janë pritur edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Të ngjashme