Deputetët nuk duan ta votojnë propozim-vendimin për emërimin e 6 anëtarëve të Bordit të AKP-së

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 15:02 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po duan ta votojnë Propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Pëtë këtë propozim-vendim votuan vetëm 49 deputetë, 45 për dhe 4 abstenime, raporton Ekonomia Online.

Për Projektligjin nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, votuan 79 deputetë. Pasi që nevojiten 80 vota, votimi u përsërit mirëpo prapë votuan deputetët e njëjtë.

Të dy projektligjet nuk kanë vendimmarrje.

 

Të ngjashme