Deputetët të gatshëm për dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 14:43 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka diskutuar rreth organizimit të dëgjimeve publike nga grupet punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se deputetët duhet të marrin përgjegjësi në atë moment që vendosin t’i monitorojnë ligjet.

Ajo ka treguar për punën që kanë bërë së bashku me deputeten e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj.

“Momentin që deputetët marrin përgjegjësi me monitoru ligj, gjithë barra i bie atyre, sa kanë qenë deputetë të angazhuar. Unë dhe Luljeta për Ligjin e Inspektoratit kemi vizituar 5 komuna mbi 20 institucione që do të jetë raport vulominoz. Ne kemi punuar dhe jemi të gatshëm për me mbajt dëgjim publik, ne jemi gati këtë javë ta mbajmë dëgjimin publik në monitorimin e inspektoratit”, tha Haxhiu.

Deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, thotë se gjendja në sistemin parauniversitar është përafërsisht e njëjtë.

“Ka shkuar mirë procesi i monitorimit. Kemi qenë në 5 komuna, por realisht gjendja në sistemin parauniversitar është përafërsisht e njëjtë. Sa i përket dëgjimeve publike ne jemi të gatshëm, por jemi në kohë të pushimeve kemi shumë prej institucioneve që s’do të marrin pjesë. Nëse kemi 7 ditë, kjo kohë është papërshtatshme, shtatori është koha adekuate me mbajt dëgjim publik”, tha ajo.

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, tha se janë të gatshëm kurdo që vendoset të mbahet dëgjim publik.

“Kemi pasë takime edhe në komunën e Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit për zbatimi i legjislacionit, hartimi i legjislacionit sekondar dhe Implementimin e ligjit nga institucionet relevante. Ne jemi gati si do që vendosim, unë mendova këtë javë para se të shkojmë në pushim”, tha Nagavci.

Veselaj-Gutaj tha se Komuna e Prishtinës është duke e shkelë ligjin për arsim parauniversitar.

“Unë jam gati edhe nesër me mbajt dëgjim publik, por ana  procedurale dhe organizative dhe përgjigja e subjekteve përkatëse unë s’du me ardh veç 10 vetë, kjo nuk është në interes timin e aq më pak kur Komuna e Prishtinës është duke e shkelë ligjin për arsim parauniversitar, shkelet nenit 17 për shpalljen e konkurseve për përzgjedhjen e mësimdhënësve mirëpo na duhet me pa edhe pjesën procedurale”, tha ajo.

Në këtë mbledhje u diskutua për anëtarin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, i zgjedhur nga ministri i Arsimit.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, tha se do të kishte qenë e drejtë sikur edhe të tjerëve kandidatë tu ipet mundësia për të hyrë në garë.

“Pa u respektuar për kritere që konsiderojë është shumë me rëndësi që t’ju kish dhënë të paktën mundësia edhe të tjerëve me hy në garë. Nëse si Komision duhet me reagu, duhet me kërku interpretim ligjor që ata me na tregu a është shkelje apo jo”, tha Kurteshi.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se me rastin e përzgjedhjes nuk ka pasur shkelje.

“Unë nuk mund të them që ka shkelje sepse s’kam pa shkelje askund për me kërku ndihmë diku tjetër kur ne vet ato ligje i kemi miratuar. Unë sa e kam pa s’kam pa shkelje nëse dikush ka pas shkelje lë të bisedojmë. Nuk e definon për një kandidatë dhe unë nuk e kam parë ku është shkelja”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, tha se për këtë çështje duhet interpretim ligjor.

“Ministri ka të drejtë, se nuk e ka shkel e ligjin, por s’ka derivuar udhëzimin administrativ, për mu kjo është e pakuptimtë, kish me qenë mirë me marrë një ekspert të fushës për këtë temë”, tha ajo.

Kryesuesi i komisionit, Ismail Kurteshi, kërkoi interpretim ligjor në lidhje me këtë rast. Ata vendosën që t’i dërgojnë shkresë ministrit dhe të marrin përgjigje.

“Kërkojmë Interpretim ligjor me rastin dhe me i dërguar shkresë  ministrit për përgjigje”, tha ai.

Të ngjashme