Deputetët të shqetësuar për mosfunksiononim e gjykatave në veri

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 14:40 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka diskutuar lidhur me gjendjen në Gjykatën e Kosovës në veri të Mitrovicës.

Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu shprehu shqetësimin për situatën e krijuar në veri të Kosovës, pasi tha se nga raportet që ka marrë është njoftuar se gjykata në atë pjesë është jo funskionale që nga vënia e taksës nga qeveria e Kosovës, ndërsa ka thënë se vendimet atje po merren politikisht.

Sipas saj, jemi tu u ballafaqua me mos punë të gjykatave,  mirëpo protestat qe po realizohen , po bëhen para gjykatës.

“Ajo periudha dy orë krijon vështirësi në mbarëvajtjen e punës së gjykatës, por ende nuk kemi informacion të mos punës së gjyqtarëve. Nuk kemi hasë në një çështje a ngecje ku gjyqtarët e prokuroret nuk dalin në punë.  Pas dorëheqjes së kryetarë unë vazhdoj të jem në afërsi, në mbështetje të çfarëdo situate që zhvillimet politike të mos e afektojnë atë pjesë se në fund janë qytetarët e Kosovës që e pësojnë më së shumti”, tha Haxhiu.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Nehat Idrizi, ka thënë se situata është krejtësisht normale, ndërsa ka thënë se u është kërkuar gjyqtarëve që të mos bëjnë deklarime për mbrojtjen e paanshmërisë së sistemit gjyqësor.

“Sa i përket gjendjes atje, dje me shkrim kam kërkua një informacion dhe me postë elektronike më kanë tregu që gjendja është stabile. E vetmja e metë është se palët nuk munden me dalë e me hy për shkak të protestave, por zyrtarët punojnë me palë që mund ti kryejnë. Sa i përket jashtë kësaj periudhe, gjendja është normale. Ne si KGJK, e kam përcjellë me shkresë gjyqtarëve atje dhe të premten kemi mbajtë mbledhje të këshillit ku kemi debatu në lidhje me gjendjen”, tha Idrizi.

Sipas Idrizit, Këshilli përmes kësaj shkresë ka kërkuar nga gjyqtarët që të përmbahen nga deklarimet publike pasaçarësisht pikëpamjeve të tyre dhe vetëm në këtë mënyre ruhet pavarësia si paanshmëri e sistemit gjyqësor.

Bari Hyseni nga Këshilli Prokurorial, po ashtu ka thënë se gjykata po vazhdon punën si zakonisht teksa ka thënë se prokuroria e ka pasur më të lehtë, pasi pesha për këtë çështje bie mbi gjyqësorin.

“Nga dita e parë nuk kemi pas asnjë problem me prokurorë dhe staf. Puna ka vazhdua pa asnjë pengesë, në kujdestari kanë qenë edhe në periudhën e masave dhe gjithçka ka qenë në rregull”, tha Hyseni.

Reagim pati nga kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu. Sipas saj, vetëm një urdhër nga Serbia dhe a ata do ta jetësojnë ata sepse ara varen nga Serbia. Për mu është shqetësim se si Këshilli Gjyqësor për një zyrtar qe nuk bën punë nuk ndërmerr masa të njëjta.

“Unë konsideroj se ju nuk keni kry detyrën me kompetencat qe keni sepse është dashtë të merrni masa ndaj gjyqtarëve që marrin urdhra të Serbisë.  Janë dy gjyqtarë që nuk shkojnë në punë dhe paguhen, është hapësirë që edhe gjyqtarë të tjerë të veprojnë me urdhra politikë. Për mua është e papranueshme si nuk keni marrë ndonjë veprim. Po dua me ditë si kishit veprua për një gjyqtar të një gjykatë të komune tjetër”, tha Haxhiu.

Sipas Bilall Sherifit nga Nisma Socialdemokrate, organet e drejtësisë të pranishme edhe sot nuk mund të bëjnë asgjë për këtë gjendje pasi tha se kjo ka kaluar në eskalim të gjendjes në sferën politike.

“Unë bëj pjesë në kategorinë etyre që është bë përpjekje që të thuhet se po e integrojmë një sistem të drejtësisë në veri të cilët s’po pranojnë të funksionojnë sipas ligjit të Kosovës por që kanë një vesh hapur ndaj Serbisë.  Këtu vijmë te ajo se kemi të bëjmë me një problem politik. Ky problem apo ky eksalim është si rezultat i agresionit të Serbisë, ajo që duhet të bëjë, është të mos merremi me ata që marrin urdhra të Beogradit por ti përgjigjemi me çdo masë të cilën do ta konsiderojnë të nevojshme për ta kbrojtë dinjitetin e shtetit”, tha Sherifi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami kurteshi, kërkoi të dijë se  a kanë një plan shtesë nëse situata eskalon.

Ndërsa Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate, tha se Kosova ka arrit në situata të tilla kur Serbia kërkon diçka ashtu bëhet.

“Për mendimin tim situatat e fundit, më shumë se përgjegjësi individuale apo e një organi është një tregues se nuk është arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.  Kemi situata e kriza të tilla kur një pjesë e jona eskalon kur Serbia kërkon ashtu. Kur them një pjesë e kam fjalën për pjesën institucionale të Kosovës në veri”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial besoj që këtu më së paku vend kanë këtu.

Sipas tij është i kuptueshëm shqetësimi i deputetëve.

“A e kemi një situatë të brishtë, sidomos që pas dorëheqjeve, padyshim po nëse i themi vetes se Serbia nuk ka ndikim tek serbët e Kosovës,  gabojmë. Unë them ta mbajmë sistemin gjyqësor në veri. A kemi plan b, padyshim që po. Në momentin qe ty një gjyqtar të largohet normalisht që e zëvendëson”, tha ministri Tahiri.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256, në të cilin kanë kërkuar që tu mundësohet bashkatdhetarëve që të votojnë edhe përmes konsullatave dhe ambasadave.

Korab Sejdiu si propozues, tha se është i kompletuar tashmë ky Projektligj, ndërsa kërkoi që ta çojnë përpara.

 

“E kemi bë këtë nismë, iu kemi përmbajt obligimeve që kanë dalë nga porti i avokatit të popullit dhe përkundër sugjerimeve për reformë të gjerë zgjedhore e kemi kuptua se për jetë duhet një vullnet kogja i gjerë politik që nuk ekziston”, tha Sejdiu.

Të ngjashme