Deputeti gjerman: Kriminelët janë në pushtet në Kosovë

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Budestagut gjerman, Jens Kestner, që vjen nga partia e ekstremit të djathë AFD ( Alternative Fur Deutchldand), thotë se në Qeverinë e Republikës së Kosovës, aktualisht janë të ulur shumë kriminelë, dhe sipas tij ata nuk mund të arrestohen sepse mbrohen nga dikush.

“Na kanë thënë se nuk është e mundur të arrestohen këta njerëz, edhe pse ata e dinë se kanë kryer krime, por janë të mbrojtur dhe është e pamundur që t’i gjykojë dikush ata, sepse dikush i mbron”, ka thënë Kestner për Tv Pink.

Ai thotë se në Kosovë ditët e sodit në pushtet ka shumë kriminelë.

“Tani në pushtet në Prishtinë ka shumë kriminelë”, ka shtuar ai.

Në këtë intervistë ai është pyetur edhe për “Shtëpinë e Verdhë” dhe pretendimet për trafikim të organeve, duke iu bërë thirrje organeve të BE-së dhe Prokurorëve që të zgjidhin një problem të tillë.

Ditë më parë një deputet nga e njëjta parti, kishte thënë se Kosova duhet të kthehet nën administrimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Deputeti pro-serb i Bundestagut gjerman, Hansjörg Müller, nga partia Alternativa për Gjermaninë (AFD), kishte deklaruar se pranimi i pavarësisë së Kosovës ishte një neglizhim i ligjit ndërkombëtar.

Muller thotë se Kosova duhet kthyer përsëri nën administrimin e Këshillit të Sigurimit.

“Le t’i kthehemi drejtësisë, ta kthejmë Kosovën nën administrimin e Këshillit të Sigurimit”, kishte thënë ai në një intervistë për ‘Novosti’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme