Deputeti gjerman të hënën në Beograd

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti gjerman i Bundestag-ut dhe raportuesi special i koalicionit qeverisës për Ballkanin, Peter Beyer, do ta vizitojë Beogradin në fillim të javës që vjen.

Peter Beyer do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ministrin për Integrim Europian, ministrin për Punë të Brendshme dhe drejtorin e Zyrës për të ashtuquajturën “Kosovë dhe Metohi”.

Tanjug në fund thekson se temat që pritet të diskutohen gjatë këtyre takimeve ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Të ngjashme