Deputeti i AAK-së kërkon të ndërpritet seanca pas arrestimeve në OVL të UÇK-së

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka kërkuar që të ndërpritet seanca pas zhvillimeve që po ndodhin para selisë së OVL-së së UÇK-së.

Syla ka thënë se nuk bëhet fjalë për individ por për një organizatë që përfaqësojnë vlerat e luftës, të cilët sipas tij përfaqësojnë rreth 100 mijë qytetarë.

“Duke parë dramën që po ndodh 50 metra larg ndërtesës së Kuvendit, nuk po ndihem komod që të bëj pyetje në drejtim të ministrit Reçica. Nuk bëhet fjalë për arrestime të individëve por bëhet fjalë për një organizatë që përfaqëson rreth 100 mijë qytetarë të vendit tonë, andaj pyetja ime nuk ka vlerë karshi kësaj situate”, ka thënë Syla

https://www.facebook.com/gazmend.syla.12/videos/4524917424217596

Të ngjashme