Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook duke komentuar gjendjen aktuale politike pas 6 tetorit, ka thënë se zgjedhje afër nuk ka sigurt.
“Nëse PANI me 39 deputetë, arriti t’i bënte 61 ( minus 22) , Koalicioni i ndryshimit 57 deputetë (me vetëm minus 4 ) të shkonë në zgjedhje ska me ndodhë asesi. Mjaftojnë edhe 4 nga 10 deputetë të pakicave joserbe, por munden edhe deputetët Serbē, e ndoshta edhe deputetë të veqantë të opozitës të votojnë, prandaj problemi i numrave nuk egziston”.
Deputeti që fitoi edhe një mandat në Kuvend ka shtuar se në zgjedhje mund të shkojmë vetëm nëse vendosin dy partitë e para.
“Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse LDK dhe LVV pajtohen të shkojnë zgjedhje, apo nëse partia që ka drejtën e mandatimit të KM dmth LVV nuk donë të mandatojë kandidatin e saj dhe ti siguroj edhe ata 4 deputetë të pakicave që me kushtetutë është i obliguar ti ketë qeveri. Këto pakica kanê jo 4 por 20 deputetë, që dmth qeveria e re do i ketë gjithsejtë 78 deputetë (jo 61 si ajo e kaluara) të cilët do duhej ta votonin Qeverinë e re”.
Ai në fund ka thënë se kjo s’ka të bëj fare ,me NISMA-n a hyn apo jo në parlament, prandaj zgjedhje do të ketë tek në vitin 2023.