Deputeti i PDK-së: Kurti duhet t’i peshojë mirë veprimet e tij

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Deputeti dhe njëherësh nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Direkt , në ATV, ka folur në lidhje ndaj qëndrimit të Kryeministrit Albin Kurti, për dialogun me Serbinë dhe vizitën e tij në Bruksel.

Ai tha se Kryeministri ka përgjegjësi që të përfaqësojë vendin në mënyrën e duhur.

“Çdo vizitë e Kryeministrit në Bruksel, në Uashington, është diçka pozitive.Kryeministri ka përgjegjësitë e veta ligjore, kushtetuese dhe normal që një prej tyre është përfaqësimi i vendit, mirëpo kjo është ndoshta veç mos pranim i një takimi direkt për një datë të caktuar, përndryshe në një mënyrë dialogu po ndodhë”.

Hamza, u deklarua se Kryeministri i vendit duhet të veprojë me përgjegjësi dhe të peshojë mirë sjelljet e tij.

“Kryeministri i vendit duhet që ti peshojë mirë veprimet e tij. Ne mund të injorojmë çështje të caktuara, mund të bëjmë përpjekje për ti shmangur por ka qenë e ditur se dialogu dhe tema e dialogut është në tavolinë”.- tha Hamza

Të ngjashme