Deputeti i Vetëvendosjes, këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës ka folur edhe për marrëveshjen VV – LDK.

Para gazetarëve, Murati ka thënë se gjatë kësaj jave pritet që të bëhet nënshkrimi i koalicionit në mes të dy partive.

“Gjatë kësaj jave pritet nënshkrimi i koalicionit”, tha shkurtimisht Murati.

Kujtojmë që sot janë bërë një javë prej takimit në nivel të liderëve në mes të LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Edhe pse të hënën që lamë pas ishte thënë se do të nënshkruhej marrëveshja në mes të dy partive, hesapet ndryshuan kur në tavolinë të diskutimit u vendos pozita e presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin.

Nga partitë nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojnë diskutimet, veçse është thënë se do të bashkëpunojnë për të finalizuar marrëveshjen

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme