Numër i madh i qytetarëve kanë marshuar në sheshet e Prishtinës, në përkrahje të popullit palestinez, pas konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme.
Në mesin e marshuesve është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
Me thirrjet “Liri për Palestinën” marshuesit kanë vazhduar deri te Teatri Kombëtar
Rrahmani njihet për qëndrimet e tij publike në përkrahje të popullit palestinez.
Rrahmani tha se në marsh ka marrë pjesë si qytetar dhe deputet e nuk e përfaqëson asnjë qëndrim vetëm se është kundër dhunës së ushtruar ndaj popullit të palestinez.
“Natyrisht prezenca ime jep mesazh se cili do te duhej të ishte qëndrimi o gjithkujt në këtë ditë”.
“Ne këtu nuk jemi kundër Izraelit, por në mbështetje të popullit dhe të grave që po vriten në Palestinë. Prezenca ime është në rolin e një qytetari dhe deputeti të Kosovës”.