Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ia ka bërë një propozim sot përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe ata kanë thënë se do t’ia prezantojnë anëtarësisë e do të vinë me një përgjigje. Deputeti ka sqaruar në Frontal të T7 përmbajtjen e propozimit të tij.
Ardian Gola, sot në Komisionin për Arsim, i ka propozuar SBASHK-ut, që mësimdhënësit ta rikthehen në shkolla, por të mos i notojnë nxënësit, si shenjë proteste.
Gola thotë se propozimi i tij nuk i jep zgjidhje mosmarrëveshjes mes Qeverisë dhe sindikatave, por vetëm e i largon fëmijët si “mjet” për realizimin e kërkesave.
“Nuk është një propozim që zgjidh osë përmbush ndonjë kërkesë, por është thjesht zhvendosje e presionit sindikal, që unë mendoj se e bëjnë legjitime vetë kërkesat e sindikatës”, thotë Gola.
“Propozimi që unë bëra është thjesht për të blerë kohë, që t’i rimendojnë pozcionet, si Qeveria, ashtu edhe sindikata, duke përdorur si presion sindikal notat, pra formalizimin e dijës që fëijët marrin në sistemin arsimor”, ka shtuar ai.
Deputeti Gola beson që qëndrimi i Qeverisë është i drejti dhe nuk e përkrah as nuk e arsyeton metodën që kanë zgjedhur sindikatat për t’i adresuar kërkesat.
“E kam kontestuar metodën e grevimit, sepse çfarëdo fitore të jetë, do të jetë fitore e Pirros, sepse fëmijët do të humbin shumë”, tha Gola.
“Unë nuk mendoj që sindikatat kanë të drejtë, sepse pozicionimi i Qeverisë Kurti është shumë parimor”, thotë deputeti.