Deputeti kontrovers serb kërcënon me ndryshime të kufijve në Ballkan: Rusia dhe Kina janë në anën tonë

Beograd, 11. marta 2020. - Predsednik Srbije Aleksandar Vucic i pulmolog Branislav Nestorovic nakon sastanka. Predsednik Aleksandar Vucic i premijerka Ana Brnabic sastali su se danas u 11.00 sati sa predstavnicima svih zdravstvenih i drugih institucija koje ucestvuju u borbi protiv korona virusa, kako bi se razmotrilo uvodjenje novih mera, a nakon sto je u zemlji potvrdjeno 12 slucajeva zaraze. Sastanku, u zgradi Predsednistva, prisustvuju ministar zdravlja Zlatibor Loncar, ministar prosvete Mladen Sarcevic, ministar turizma Rasim Ljajic, ministar unutrasnjih poslova Nebojsa Stefanovic, ministarka gradjevinarstva Zorana Mihajlovic, ministar privrede Goran Knezevic, guvernerka NBS Jorgovanka Tabakovic i predsednik PKS Marko Cadez. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bk
Prishtinë | 16 Shk 2024 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka asnjë qeveri në Serbi që do ta njohë Kosovën”. Kështu tha mjeku kontrovers dhe deputeti i Kuvendit Popullor të Serbisë, Branimir Nestoroviq, në emisionin Telering.

“Si qeveri duhet të dëgjoni njerëzit dhe për mua ky skenar është i paimagjinueshëm. Perëndimi po përpiqet të imponojë një zgjidhje. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është në anën e Serbisë dhe Perëndimi së bashku me shqiptarët po bëjnë gjithçka për të shkelur atë rezolutë dhe çdo marrëveshje”- tha Nestoroviq.

Lexo Edhe:

Nuk sëmurem sepse pastroj enët e mia të gjakut. Shënoni recetën

Dimal Basha i reagon Ambasadorit Hovenier, i thotë se po bën kërkesa përte…
Lëvizja e tij “Ne jemi zëri i popullit” ishte surprizë e madhe në zgjedhjet e fundit, ata tani kanë 13 deputetë në Kuvendin e Serbisë.

“Ne do të përpiqemi të afirmojmë atë që është e mirë për popullin serb. Ne jemi të interesuar për serbët në Serbi, Republika Srpska, Mali te Zi dhe veçanërisht ata në Kosovë”, theksoi Nestoroviq.

Ai sheh ndryshime globale, por edhe ndryshime në kufijtë në Ballkan.

“Nuk e ndërtuam sa duhet identitetin kombëtar. Ne duhet të përmbushim ndryshimet. Është e ardhmja shumë e afërt. A është e vështirë të imagjinohet një Jaltë e re dhe një paketë paqeje në të cilën do të ketë vend edhe për serbët? Duhet ta dini se tre fuqitë e mëdha, Rusia, Kina dhe India janë në anën tonë dhe teza se bota është kundër nesh nuk mban ujë. Tani kemi një shans për të ndryshuar diçka dhe duhet ta shfrytëzojmë atë”, pohon Nestoroviq.

Në vend që të anëtarësohet në BE, ai sheh një alternativë në vendet e BRICS.

“Duhet t’i drejtohemi BRICS-it, mbështetjen e parezervë të të cilit e kemi. Sigurisht që në atë moment humbin disa privilegje, por duhet të tregohemi të guximshëm dhe të themi çfarë fitojmë apo humbim. Mendoj se BE-ja dhe Serbia janë një histori joreale”, tha Nestoroviq.

Nga minuta e 44-të shikoni se çfarë tha për ndarjen e mundshme të Sanxhakut, Kosovës dhe boshnjakëve.

Të ngjashme