Deputeti slloven, njëherësh nënkryetar i Partisë Kombëtare Sllovene, Janija Ivanusha beson se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian
Ivanusha thotë se së shpejti miratohet rezoluta për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa shton se edhe vendet e tjera po e bëjnë të njëjten.
“Ne shpresojmë që të miratojmë udhëzime të reja për heqjen e pavarësisë së Kosovës, pasi disa vende e kanë bërë këtë tashmë, ndërsa disa tjera po planifikojnë ta bëjnë”, përfundoi ai, shkruan Tanjug, përcjell Gazeta Metro.
Ivanusha gjatë qëndrimit në Beograd ka theksuar se udhëheqja e re e Bashkimit, pas zgjedhjeve të majit, do të shqyrtojë drejtimin e lëvisjes së saj të re.
Deputeti slloven përfundon se çështja e Kosovës është e rëndësishme sepse ka pasur drejtime të reja në politikën evropiane.