Deputeti zviceran foli në UBT për rolin e mediave

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 12:08 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në UBT është mbajtur ligjërata “Roli i klubit zviceran të shtypit dhe mediave në Gjenevë dhe diplomacia publike e parlamentare”.

Në këtë ligjëratë, përvojat e tyre i ndanë prof. dr. Arian Starova, kryetari i Shoqatës Franko-Shqiptare, Tahir Shabani dhe deputeti në parlamentin e Gjenevës, Guy Mettan.

Kryetari i Shoqatës Franko-Shqiptare, Tahir Shabani tha se është kënaqësi ta kemi të pranishëm në Kosovë deputetin Gye Mettan që ai t’i shfaqë para studentëve të UBT-së eksperiencat e tij dhe të u tregojë për median në Zvicër se si respektohet audienca duke i informuar ata në mënyrë të drejtë dhe në gjuhën e tyre, raporton Ekonomia Online.

Guy Mettan, deputet në Parlamentin e Gjenevës tha se Zvicra është vend shumë i vogël dhe në këtë vend fliten shumë gjuhë të ndryshme gjermanisht, frëngjisht, italisht etj. Prandaj sipas tij, media, gazetat dhe radiot po e ndihmojnë shtetin e Zvicrës të jetë njëri ndër shtetet me diplomacinë më të madhe, sepse audienca është e ndryshme me gjuhë, por media u ofron atyre informatat në gjuhën e tyre.

Ai tha se media në Zvicër është gjithëpërfshirëse, kjo për shkak të diversitetit të popullatës, por kjo shumëllojshmëri e gjuhëve nuk ndikon negativisht në ekonominë e vendit.

“Media është duke luajtur një rol të madh në diplomaci, sepse prania e audiencës së ndryshme i prezanton të gjitha opinionet, si të politikës, të ekonomisë, të fesë e shumë të tjera”, tha  Mettan.

Të ngjashme