Deputetja e LDK-së, Krasniqi: Pas vitit të ri do të ketë zgjedhje

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, beson se menjëherë pasi të kalojë viti 2023, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Krasniqi ka theksuar se Kosova e ka humbur njohjen reciproke.

“Pas vitit të ri menjëherë do të ketë zgjedhje. Sa më shpejt që vendi të shkojë në zgjedhje është më mirë sepse qytetarët po varfërohen. Ka ngritje të çmimeve, nuk ka heqje të TVSH-së as heqje të akcizës”, u shpreh ajo.

Ajo potencon se ftesës së presidentes Vjosa Osmani, LDK i është përgjigjur pozitivisht për shkak se siç thotë Krasniqi bëhej fjalë për temën e Asociacionit e cila është në interes të qytetarëve.

Megjithatë, ajo thotë se në draft-statutin e Asociacionit, i cili tashmë është publikuar, ka diçka që shkon përtej tij.

Të ngjashme