Deputetja e PDK-së: Thaçi mund të kandidojë përsëri për president

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për çështje e presidentit dhe nëse në Partinë Demokratike të Kosovës është folur për emrin e një presidentit të ri nga kjo parti.

E ftuar në T7, Musliu-Shoshi u shpreh se qëndrimi i PDK-së është se kjo çështje do të diskutohet vetëm atëherë kur është koha për këtë, në shkurt ose eventualisht në mars të vitit të ardhshëm.

Tutje deputetja u shpreh se presidenti nuk mund ta ushtroj detyrën vetëm kur ka dënim, e jo kur ngritët aktakuzë ndaj tij, sipas saj presidentin Thaçi mund të kandidoj përsëri.

“Ne jemi republikë paralajmëtare e jo presidenciale që të shpallim kandidatura, nëse e shikojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 91 thotë që presidenti nuk mund ta ushtroi detyrën vetëm atëherë kur ka dënim edhe nëse ngritët aktakuzë ai përsëri mund ta ushtroi funksionin”, u shpreh Musliu Shoshi.

“Presidenti mund t’a ushtroi detyrën edhe nëse ka të ngritur aktakuzë, e vet ai mund që të kandidoj prapë, nuk po flas në emër të partisë, por qëndrimi im personal është se ai mund të kandidojë edhe për një mandat, tha ajo.

Deputetja tutje tha se tema e presidenti nuk është diskutuar asnjëherë në mbledhjet e PDK-së.

“Mund të ju garantoj se në asnjë nga mbledhjet e PDK-së asnjëherë nuk është hapur tema e presidentit”, u shpreh Musliu Shoshi.

Të ngjashme