Deputetja e PDK-së thotë se Kurti shkeli një rregullore të Kuvendit

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 13:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi theksoi se pikërisht në këtë çështje kryeministri Albin Kurti, ka shkelur rregulloren e Kuvendit.

Arsyeja sipas saj është se ajo e ka marrë përgjigjen vetëm me shkrim dhe se do ta përsërisë pyetjen kur Kurti do të paraqitet në seancë.

“Kam pranuar përgjigje me shkrim. Kjo përbën shkelje të rregullores së Kuvendit. Pasi unë kam kërkuar përgjigje me gojë. Ai të vijë e të përgjigjet në Kuvend”.

“Asnjë herë s’po vjen në kuvend, por prapë do t’ia bëj pyetjen me shpresën që do të vije në Kuvend”, tha Shoshi-Musliu.

Të ngjashme