Deputetja e Vetëvendosjes padit deputeten e AAK-së për shpifje

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë padi për shpifje kundër deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu.

Padinë e ka dorëzuar Nagavci në Gjykatën Themelore në Prishtinë

“Shpifjet e Haxhiut kinse në lidhje me keqpërdorimet e Nagavcit vijnë në kohën kur është shtuar kritika ndaj keqqeverisjes së Haradianajt. Ajo vazhdimisht i përdor këto shpifje për ta hequr vëmendjen nga kritikat për Haradinajn”.

“Kulmi i tyre ishte në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Arsim më 14 janar 2019, të thirrur si reagim ndaj situatës me grevën e përgjithshme në sistemin arsimor. Pikërisht këtë ditë, Haxhiu nuk u mor me nxënësit si anëtarë e Komisionit. Nuk u mor as me prindërit si deputete por vendosi ta bëjë rivalen politike duke gënjyer”, thuhet në një njoftim të VV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme