Derbi i Milanos mbyllet në paqe

Prishtinë | 20 Nën 2016 | 22:45 | Nga

Milani dhe Interi kanë barazuar 2 me 2 në derbin e Milanos.

Suso ishte udhëheqës i Milanit me dy gola. Ai shënoi golin e parë në minutën e 43-të. Rezultati u barazua nga Antonio Candreva në minutën e 53-të, ndërsa pesë minuta më vonë Suso ktheu epërsinë te Milani. Ivan Perishiq në minutat shtesë realizoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Ky barazim çon Milanin në kuotën e 26 pikëve në pozitën e tretë, me shtatë pikë prapa Juves që prin. Interi është i nënti me 18 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme