Dërguti: Çka do që marrin serbët e Kosovës duhet të marrin edhe shqiptarët e Luginës

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka kërkuar që të ketë reciprocitet në të drejta në mes të serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ajo ka bërë me dije se çka do që marrin serbët e Kosovës duhet të marrin shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Dërguti ka shkruar së më nuk duhet lejuar trajtimi me standarde të dyfishta.

“Drafti i publikuar i BE-së, apo çfarëdo avansimi i të drejtave të serbëve në Kosovë, ka kuptim të diskutohet vetëm mbi parimin e reciprocitetit me Luginën e Preshevës. Çka do që marrin serbët në Kosovë, marrin edhe shqiptarët në Luginë. Boll mo, nuk duhet lejuar trajtimi me standarde të dyfishta”, ka shkruar Dërguti.

Të ngjashme