Mëngjesi i ditës ishte i fundit për B.S 39 vjeçar i cili humbi jetën në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Nga ku aksident mbetën të lënduar edhe tetë persona të tjerë.
Me fatalitet ishte edhe një tjetër aksident në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës, vetura u ndesh me autobusin e KEK-ut prej ku u lënduan edhe dy persona të tjerë.
Kjo e hënë është karakterizuar me shumë aksidentet.
Tre persona mbetën të lënduar në një aksident në Komoran, ku u përfshinë dy automjete.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, prej ku mbetën të lënduar tre persona.
Një veturë ka përplasur tre këmbësor mesditën e sotme në Lipjan, ngasësi u arrestua ndërsa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa një aksident tjetër ka ndodhur në fshatin Loshan të Pejës, ku nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.
Numri i aksidenteve është rritur ditëve të fundit në gjithë vendin.