Dëshmitari i 5 i Gjykatës Speciale pretendon për një krim, por thotë se nuk ishte aty kur u krye

Prishtinë | 22 Maj 2023 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Dëshmitari i pestë me kodin 3165 po vazhdon dëshminë e tij në seancën e së hënës në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari është duke u marr në pyetje nga mbrojtja e Selimit, avokatit Geoffrey Robert.

Dëshmia e tij është duke u përcjell me pjesë të shumta private dhe përmbajte të redaktuar.

Ai tha se dëmtime të mëdha në periudhën e verës 1998 në fshatrat përreth nuk ka pasur po këto dëmtime janë bërë pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Ai ka thënë se ka udhëtuar përreth fshatrave për të parë situatën e tyre por kur iu tha nga avokati se ai kishte thënë se kishte qëndruar kryesisht në një fshat, përmbajtja është redaktuar.

I pyetur se si ka mësuar se në pozicionin B ka pasur djegie dhe vrasje në zonën përreth, sërish përmbajtja ka qenë e redaktuar.

Por pyetjet kryesore u bënë lidhur me kidnapimin e më pas vrasjen e një personi me numër 1.

Dëshmitari ka thënë se kanë qenë burrat e maskuar me uniforma të UÇK-së që e morën këtë person, të cilin ai e gjeti të vrarë.

Megjithatë, dëshmitari 5 e ka pranuar se nuk ka qenë aty kur pretendohet se është kryer ky krim.

Të ngjashme