Dështon mbledhja e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së, mungon opozita

Prishtinë | 14 Pri 2026 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së.

Në mbledhje ka pasur mungesë të partive opozitare, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i Komisionit, Alban Bajrami tha se do të njoftohet me kohë se kur do të mbahet mbledhja e radhës.

 “Kjo mbledhje është thirr për të trajtuar listat e atyre të cilët kanë konkuruar në këtë konkurs, por që për shkak të mungesës së kuorumit dhe mungesës së përfaqësuesve të partive të tjera politike, kjo mbledhje nuk mund të vazhdojë, për shkak se nevojiten së paku gjashtë për të proceduar tutje. Le të, si me thanë, theksohet që Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtarët e saj të komisionit të gjithë kanë marrë pjesë. Mungojnë anëtarët e partive opozitare, të cilat kanë refuzuar siç duket të jenë pjesë e kësaj mbledhje. Kështu që, për mbledhjen tjetër, në qoftë se nuk keni diçka për të shtuar, ju njoftojmë përsëri sa më parë që është e mundur pasi të kemi marrë edhe në konsideratë, besoj, arsyet pse kanë munguar të njëjtit”, tha ai.

Të ngjashme