Dështon mbledhja e kuvendit në Prishtinë

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 13:16 | Nga

Në mungesë kuorumi, ka dështuar vazhdimi i mbledhjes së pestë të Kuvendit komunal të Prishtinës.

Kësaj radhe shkak i ndërprerjes së seancës u bë zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Konsultativ.

Asamblistët e PSD-së kërkuan që tre anëtarët e këtij komiteti, që zgjedhën nga Kuvendi, t’u takojnë partnerëve të saj të koalicionit AAK, AKR e LB, duke thënë se kështu ka qenë darkordimi në Komitetin për Politikë dhe Financa.

Por, Vetëvendosje, LDK e PDK, nuk u pajtuan me këtë duke dhënë propozimet e tyre.

Në momentin kur ato u hodhën në votim, asamblistët e koalicionit qeverisës lëshuan sallën duke pamundësuar vazhdimin e seancës.

Para kësaj, në mungesë të propozimit të tre emrave nga kryetari, Shpend Ahmeti, i cili nuk ishte në sallë, ka dështuar edhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Vlerësues të Ofertave për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës në Shfrytëzim. Kjo u bë shkak që partitë opozitare ta akuzojnë Ahmetin se me mungesën e tij se po e pengon punën e kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme