Dështon prapë seanca kundër aktivistëve të VV-së për rastin “EULEX”

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 12:27 | Nga

Ka dështuar edhe një herë tjetër seanca e aktivistëve të Vetëvendosjes për rrokullisjen e veturave të EULEX-it në vitin 2009.

27 persona akuzohen për pjesëmarrje në grup që kryen huliganizëm, në mesin e tyre shefi i Grupit Parlamentar, Galuk Konjufca, Sekretari organizativ i VV-së Dardan Molliqaj, zëdhënësi Frashër Krasniqi e drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba.

Nga ta, në seancë ka qenë i pranishëm vetëm Frashër Krasniqi, i cili është sjell nga Policia meqenëse është në arrest shtëpiak për hetime të tjera që po zhvillohen ndaj tij. Të pranishëm kanë qenë gjithsej 9 persona.

Gjyqtari ka thënë se për këtë seanca nuk ka kushte që të mbahet. “Unë kam lëshuar 19 fletsjellje me dhunë të cilat nuk janë realizuar nga Policia. Kam shkuar me këtë formë por herën tjetër më duhet të marrë një vendim më të ashpër sepse nuk mund të lejoj që lënda të vjetërsohet”, ka thënë Vesel Ismajli.

Kjo ka nxitur reagimin e të akuzuarit Frashër Krasniqi i cili i ka thënë gjyqtarit se ‘lejohen vjetërsim të lëndëve siç është ajo e ish-kryetarit të Gjykatës Komunale Nuhi Uka sepse kriminelët janë të fortit në këtë vend’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme