Në mungesë kuorumi, nuk ka vazhduar punimet seanca e Kuvendit e paraparë për orën 13:30, raporton Ekonomia Online.
Vazhdimi i seancës u shty për një ditë tjetër.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, tha se deputetët do të njoftohen për vazhdimin e saj pas mbledhjes së kryesisë.