Komuna e Pejës as këtë herë nuk ka shpëtuar pa vërejtje nga Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) bazuar në gjetjen e auditimit të kryer vjet të pasqyrës financiare vjetore të kësaj komune.
Sikur për 2016 edhe për 2017, ZKA-ja ka nxjerrë 19 rekomandime. Në listë të vërejtjeve të auditorit të përfshira në raportin e tij kanë qenë edhe rekomandimet e pazbatuara nga dy vjetët paraprakë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në raportin e auditimit për PFV-të e vitit 2016 të Pejës ka rezultuar me 19 rekomandime kryesore. Komuna kishte përgatitur një plan veprimi ku paraqitet mënyra se si do të zbatohen të gjitha rekomandimet.
Megjithatë, siç ka konstatuar ZKA-ja nuk janë marrë veprime të mjaftueshme pasi që plani i veprimit nuk është zbatuar në tërësi dhe mangësitë e njëjta vazhdojnë të përsëriten në disa fusha.